Serie-A, Juventusi fiton sërish dhe bëhet gati për përballjen me Interin
Juventusi vijoi edhe këtë fundjavë marshimin drejt kreut të kampionatit italian duke fituar 3-1 ndaj Sassuolos e duke iu afruar kështu edhe më pranë Interit të vendit të dytë.
Në Torino bardhezinjtë e drejtuar nga Andrea Pirlo hasën vështirësi nga Sassuolo edhe pse këta të fundit luajtën një pjesë loje me dhjetë lojtarë pas daljes me karton të kuq të Obiang në minutën e 47-të. Shkak i vështirësive u bënë edhe lëndimet e McKennie dhe Dybalas.
Goli i Danilos u barazua nga Defrel në më pak se tetë minuta dhe u desh rreth 20 minuta të tjera që Ramsey të rikthente buzëqeshjen në radhët e kampionëve në fuqi.
Në fund Cristiano Ronaldo vulosi shifrat në 3-1. Lajmi i mirë për Pirlon ishin vetëm tre pikët dhe reagimi në fushë, pasi në tërësi shqetëson jo pak lëndimi i Paolo Dybalas dhe Weston McKennie.
Pas rasteve me COVID-19 të Alex Sandros, Cuadrados dhe De Ligtit, lëndimet e dy lojtarëve të tjerë e kushtëzon tejmase organikën e Juventusit përpara përballjes me Interin të dielën, 17 janar.
Zikaltërit u ndalën nga Roma, e cila i barazoi 2-2 në fund të dielën duke bërë që Interi të humbasë sërish pikë kundrejt Juventusit.
Pas 17 javësh kampionat, Serie-A kryesohet nga Milani me 40 pikë, pas vjen Interi me 37 pikë, Roma me 34 dhe Juventusi me 33 – bardhezinjtë kanë një ndeshje më pak.
Lexoni gjithashtu:
Serie-A, Roma ndal Interin, zikaltërit mbeten tre pikë larg Milanit kryesues
Serie-A, Milan rikthehet te fitorja, Atalanta mposht 4-1 Beneventon
Bundesliga, Dortmundi rikthehet në lojën për titull duke fituar ndaj Leipzig
La Liga, Real Madrid ndalet në barazim nga Osasuna, përfiton Barcelona
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West