Zgjedhjet në Kosovë, LDK e AKR gati për koalicion, mospajtim në një pikë të marrëveshjes

11 Janar 2021 | 10:29

Vijojnë bisedimet mes Isa Mustafës së Lidhjes Demokratike të Kosovës e Behgjet Pacollit të Aleancës Kosova e Re, për arritjen e një marrëveshje parazgjedhore.

“Kryetari i LDK-së, ka autorizimet së bashku me të nominuarin për kryeministër për të realizuar takime edhe me parti politike, edhe me individë apo eksponentë të tjerë që mund të jenë pjesë e LDK-së, por të përfaqësuar brenda listës së LDK-së, brenda një liste të përbashkët të LDK-së,” – u shpreh Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së.

Ndërkohë përfaqësuesi i AKR-së tregoi se janë duke biseduar me disa subjekte politike ku ndër to dallojnë negociatat me Lidhjen Demokratike të Kosovës, të cilat janë më të avancuara.

“Aleanca Kosova e Re e cila përfaqësohet nga kryetari i saj, lideri, z. Behgjet Pacolli është duke zhvilluar kontakte dhe negociata me LDK, por edhe me disa subjekte të tjera politike. Por në këtë drejtim më të avancuara janë negociatat me LDK. Unë besoj se tani pas caktimit të datës së zgjedhjeve, epilogu i këtyre negociatave do të marrë formë,” – tha Jetlir Zyberaj, përfaqësues i AKR-së.

Në fakt, partia e drejtuar nga milioneri Behgjet Pacolli, ka qene në bisedime edhe me subjekte të tjera politike. Megjithatë, LDK mbetet e preferuara.

“Me LDK-në, negociatat janë në fazën e avancuar të zhvillimit të tyre, ndërsa me subjektet tjera janë sipërfaqësore dhe për këtë arsye nuk do t’i përmendja me emra këto subjekte,” – sqaroi Zyberaj.

Euronews Albania zbuloi se PDK-ja ishte një nga këto parti me të cilën Aleanca Kosova e Re  ishte në bisedime. Në anën tjetër, partia e drejtuar nga akademiku Mustafa, insiston se koalicione të formës klasike, me këtë parti, nuk do të ketë më.

Bisedimet, sipas burimeve të Euronews Albania, kanë ngecur në pikën ku Lidhja Demokratike e Kosovës insiston që të garojë vetëm me listën e saj, pa pasur logo të partisë që bën koalicion. Kjo konfirmohet edhe nga zyrtarë të AKR-së.

“Në parim, jemi marrë vesh të garojmë me LDK-në në këto zgjedhje. Për formën, mënyrën, dhe nëse do të jemi koalicion apo vetëm pjesë e listës së LDK-së, ka ende diskutime,” – sqaroi Fatmir Matoshi, nënkryetar i AKR-së.

Bazuar në vendimet e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, partitë dhe koalicionet kanë afat te certifikohen, deri me 21 janar në orën 16:00.

 

Lexoni gjithashtu: 

LDK kërkon listë të përbashkët, por jo koalicion me AKR-në

Kosova në luftë me COVID-19, Armend Zemaj: Kemi siguruar 1.2 milionë vaksina

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026