Radhë të gjata në dalje në Kapshticë, pala greke me 2 sportele

6 Gusht 2023 | 13:08

Radhë të gjata automjetesh ka pasur paraditen e së dielës në pikën e kalimit të Kapshticës.

E gjithë kjo situatë sipas burimeve të siguruara është krijuar për shkak se pala greke nga mëngjesi i ditës së sotme punon vetëm me dy sportele në hyrje ndërkohë që policia jonë kufitare punon me 4 sportele. Në kushte të tilla shtetasit shqiptarë dhe jo vetëm që duan të kalojnë në anën tjetër të kufirit kanë qenë të detyruar të presin deri në një orë.

Autoritetet tona kufitare të Kapshticës kanë pasur takime të vazhdueshme me homologët grek të cilëve u është kërkuar shtimin e sporteleve por sipas helenëve një gjë e tillë është e pamundur pasi në një stinë si kjo personeli është reduktuar.

Megjithatë autoritetet tona ju kanë kërkuar si zgjidhje grekëve kalimin me procedurë të përshpejtuar shtetasve greke por dhe atyre shqiptarë të cilët posedojnë dokumenta greke pasi jetojnë e punojnë në vendin fqinj.

Vetëm ditën e sotme sipas burimeve të siguruara kanë kaluar nga Shqipëria në drejtim të Greqisë me shume se 2100 shtetas shqiptarë dhe të huaj. Numri me i larte gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar ne hyrje nga vendi fqinj drejt vendit tonë me mbi 5000 shtetas por nuk janë regjistruar radhë të gjata në të dyja anët e kufirit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian

Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
09:07 | 03/06/2026

Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar. Pesë automjete janë përplasur mes tyre, përfshirë edhe një...
14:20 | 02/06/2026

Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët

Turizmi në Dubai po shfaq shenja rimëkëmbjeje pas muajsh pasigurie të shkaktuar nga konflikti rajonal me Iranin, por autoritetet dhe bizneset e sektorit të mikpritjes...
07:45 | 02/06/2026