Pamjet e masakrës në Prishtinë: Viktima e qëllon me shishe në kokë, autori me armë
Një person humbi jetën dhe 21 të tjerë mbetën të plagosur gjatë një sherri masiv në një lokal në kryeqytetin e Kosovës. Ngjarja ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit të së shtunës një prej lokaleve më të njohura në Prishtinë.
Sipas policisë, dy grupe të rinjsh janë përfshirë në një përplasje fizike e cila më pas ka degraduar në përdorimin e armëve të zjarrit. Si pasojë e plagëve të marra nga armët e zjarrit, ka humbur jetën Kastriot Ramadani 37-vjeç. Policia thotë se viktima ka ndërruar jetë në spital.
Nga pamjete e publikuara nga mediat kosovare këtë të hënë shihet mjaft qartë momenti kur ndodh përplasje mes të rinjëve.
Pasi zhvillojnë një bisedë të ensionuar në tavolinë, fillon dhe përleshja fizike, ku viktima qëllon me shishe në kokë autorin. Ky i fundit nxjerr armën dhe e qëllon në mes të rrëmujës.
Pas të shtënave shihen personat e shumtë që ndodhen në lokal që të largohen me shpejtësi nga ambientet e diskotekës.
Mes 21 të plagosurve, 14 prej tyre ishin gra. Disa prej tyre u dëmtuan me sende të forta gjatë përplasjes.
Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, tha për mediat të shtunën se në urgjencë u paraqitën 17 persona, 7 prej të cilëve të plagosur lehtë me armë zjarrit. Ndërsa 10 të tjerë kanë pasur dëmtime nga sende e forta.
Të dyshuar për vrasjen e 39 vjeçarit Kastriot Ramadani, janë Dukagjin Nikollaj, një person me precedentë penal në fushën e trafikut të drogës, i shpallur në kërkim dhe nga FBI.
Të dyshuarit e tjerë janë Andi Pajaziti, i cili ndodhet i arrestuar në spital, si dhe Hysni Geci dhe Gëzim Zakuti, po ashtu të arrestuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta