Vritet në fushën e betejës ish-deputeti ukrainas, po luftonte në front

7 Gusht 2023 | 11:54

Serhii Slabenko, një ish-deputet ukrainas është vrarë në fushën e betejës në luftë kundër forcave ruse.

Lajmi u pë publik përmes një njoftimi në rrjete sociale nga parlamenti i Ukrainës, ku thuhet se ish-deputeti humbi jetën duke luftuar për liri në frontin e Zaporizhas.

Slabenko ka qenë deputet i Parlamentit të Ukrainës gjatë legjislaturës 2002-2006 dhe ishte kryetar i Komitetit të Politikës Ligjore dhe Drejtësisë në parlament, i fokusuar nkryesisht ë aktivitetet gjyqësore, administratën gjyqësore dhe reformën në sistemin e drejtësisë.

Slabenko punoi si nënkryetar i Dhomës së Vërtetimit të Komisionit të Kualifikimit të Avokatëve në Volny, nga viti 2006 deri në 2009.

Ndërkohë nga viti 2015 deri në vitin 2020 ai ishte anëtar i Këshillit të Rajonit të Volynit dhe anëtar i Komitetit të Përhershëm për Pronën.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026