“S’ke për ta marrë apartamentin”- Debati që agravoi në vrasjen e ndërtuesit

7 Gusht 2023 | 14:24

Detajet të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur paraditen e së hënës në Vlorë ku humbi jetën 55 vjeçari Armando Meshau, 55 vjeç, ndërtues në këtë qytet.

Burime bëjnë me dije se 55-vjeçari ka qenë në një pikë interneti për të printuar dokumente dhe sipas burimeve ka nisur të konfliktohet me një person tjetër që ka qenë dhe ai po në ambientet e internetit.

Sipas burimeve, debati ka degjeneruar me grushte ku shkaku ka qenë një banesë. mësohet se brenda pikës së internetit Armando Meshau ka debatuar me personin që ishte brenda duke e ofenduar dhe i ka thënë që s’ke për ta marrë apartamentin, duke përdorur edhe fjalë banale.

Konflikti më tej ka degjeneruar në përdorimin e grushteve, ku personi tashmë i shpallur në kërkim nga policia e ka qëlluar dy herë me grusht në fytyrë 55-vjeçarin i cili ka rënë pa ndjenja duke humbur dhe jetën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026