“Mjafton një telefonatë”, eksperti: Ku ngeci marrëveshja për pensionet me Italinë
Esat Balla, presidenti i shoqatës “Diaspora 91-19” tha këtë të hënë në një intervistë për Euronews Albania se për të plotësuar marrëveshjen e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë, duhet vetëm një telefonat.
Ai tha se të dy shtete janë gati për këtë marrëveshje dhe i kanë mbyllur procedurat burokratike, por mungon një telefonat që marrëveshja të firmoset.
“Italianët janë një popull gjestikulant, me anë të gjesteve u tha qartë, mjafton vetëm një telefonat. Ministri i Jashtëm i Italisë të thërrasë burokratin e vetë e ti thotë nxirre dosjen ta firmosim dhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë të marrti homologun e tij në Itali dhe t’i thotë, zotëri i dashur kemi bërë një marrëveshje teknike hajde ta firmosim. Kaq është.
Nga informacioni që kemi ne Italia e ka mbaruar filtrin burokratik që është, ministria e punëve të jashtme para se të firmosi me shtetin fqinj, në këtë rast Shqipëria, duhet të marrë autorizimet përkatëse në ministrit siç janë ajo e punës, ajo e financave, etj. Këto Italia i ka mbaruar edhe Shqipëria është gati, mungon kjo telefonat”,-tha Esat Balla.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta