Përplasen 2 automjete në Berat, plagoset kalimtarja
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Berat, në aksin mes Urës së Varur dhe Urës së Goricës. Dy mjete janë përplasur njëra pas tjetrës në trafik dhe më pas kanë plagosur një kalimtare që ishte duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën.
Ka qenë mjeti tip Benz me targa AA 968 CA i cili ka humbur kontrollin dhe ka goditur nga pas mjetin me targa AA 231 DC dhe më pas ky i fundit ka goditur një 68-vjeçare.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, që kanë kryer edhe këqyrjen e vendit të aksidentit.
Fatmirësisht 68-vjeçarja ka pësuar vetëm lëndime si pasojë e rënies në asfalt prej përplasjes dhe pasi ka marrë mjekim në spital është larguar në banesë. Si pasojë e aksidentit është bllokuar për rreth 30 minuta qarkullimi në të vetmin aks hyrës e dalës në qytet dhe policia po punon për normalizimin e situatës.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta