Kryeministri i Sllovenisë: Dëmet nga përmbytjet arrijnë në disa miliardë euro
Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, tha se dëmet nga përmbytjet katastrofike në atë vend kapin shifrën e disa miliardë eurove.
Golob theksoi se prioritet është ngritja e infrastrukturës bazë, si energjia elektrike dhe uji.
Kryeministri theksoi se ndihmat për Slloveninë kanë filluar të vijnë nga jashtë dhe se makineritë e rënda dhe urat e parafabrikuara janë më të nevojshmet për momentin, njoftoi Radiotelevizioni Slloveni.
Ndihmat tashmë kanë filluar të mbërrijnë, jo vetëm nga BE-ja, theksoi Golob. Ai theksoi se edhe Ukraina dërgoi një helikopter, që, tha ai, do të thotë se “solidariteti me të vërtetë nuk ka kufi”.
Kryeministri tha se këto përmbytje janë fatkeqësia më e madhe në historinë e re të Sllovenisë dhe se Qeveria do të bëjë gjithçka për të ndihmuar njerëzit e prekur nga përmbytjet.
Golob theksoi se qeveria do të ndajë më shumë se 100 milionë euro vetëm për rindërtimin e infrastrukturës pas përmbytjeve. Ai bëri të ditur se në seancën e sotme të Qeverisë do të shqyrtohet edhe pakoja e ndihmës financiare për personat që humbën gjithçka nga vërshimet.
Qeveria sllovene mbajti të hënën një mbledhje për krizën ku u diskutua për dëmet dhe masat për eliminimin e pasojave nga përmbytjet në të cilat infrastruktura ishte më e dëmtuara.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta