Përmbytje e zjarre, katastrofë nga reshjet në Slloveni e Austri, ‘digjet’ Portugalia

7 Gusht 2023 | 14:48

Përmbytjet masive në Slloveni janë konsideruar si katastrofa më e rëndë në historinë moderne të vendit. Të paktën 4 persona humbën jetën, ndërsa dëmet materiale llogariten deri në 500 milionë euro. Sipas qeverisë, dy të tretat e vendit janë prekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës.

“Dëmi është i paimagjinueshëm. Praktikisht, dy të tretat e Sllovenisë janë të prekura nga përmbytjet dhe përpjekjet për t’u rikthyer në normalitet do të jenë të mëdha”, tha Robert Golob, kryeministër i Sllovenisë.

Në Austrinë fqinje është raportuar viktima e parë e përmbytjeve. Në Karinthia, dy persona ranë në një lumë dhe vetëm njëri arriti të shpëtohej. Gjysma e lokalitetit jugor u prek ndjeshëm nga përmbytjet e fundjavës.

Shërbimeve të emergjencës iu desh t’u përgjigjeshin telefonatave të shumta, përmes të cilave kërkohej ndihmë për evakuim.

Në të njëjtën kohë, në Pirenej vazhdon lufta me zjarret pyjore. Në pjesën perëndimore dhe atë qendrore të Portugalisë, fshatra të shumtë u evakuuan. Në tërësi, 6 persona mbetën të lënduar dhe 6.200 hektarë të shkrumbuar.

Në kufirin franko-spanjoll, në afërsi të lokalitetit Portbu, 130 persona u evakuuan për shkak të zjarreve që po afroheshin. Flakët dogjën rreth 200 hektarë tokë në tre orë dhe u përhapën me shpejtësi, të ndihmuara nga erërat. Në komunikimet e fundit, autoritetet deklaruan se situata ishte nën kontroll.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026

BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA

Një zëdhënës i BE-së ka kundërshtuar pohimin e administratës Trump se gjykata ndërkombëtare penale përbën një kërcënim për sovranitetin e SHBA-së, një ditë pasi qeveria...
18:16 | 14/07/2026