VIDEO| Sllovenia përjeton fatkeqësinë më të madhe natyrore

6 Gusht 2023 | 21:29

Një stuhi e re, më e fortë ka goditur Slloveninë, ajo po lëviz drejt juglindjes së vendit dhe aktualisht është mbi kënetat e Lubjanës, në jug të kryeqytetit. Stuhia shoqërohet me rrebeshe të dendura, janë të mundshme erëra të forta dhe breshëri, njoftoi agjencia sllovene e mjedisit ARSO.

“Një stuhi e re më e fortë goditi Slloveninë, ajo filloi nga Gornji Posočje dhe arriti në kodrat Poljanska dolina, Žir dhe Polhograj. Një stuhi me rrebeshe më të forta gjatë së cilës janë të mundshme erëra dhe breshëri më të forta po lëviz drejt juglindjes”, shkruan ARSO.

Qendra e Komunikacionit dhe Informimit për Rrugët Shtetërore ka thënë se për shkak të stuhive të forta dhe breshërit, drejtuesve të mjeteve nuk u rekomandohet të lëvizin në relacionin Brezovicë – Vërhnika.

Sipas pamjeve të radarëve, një stuhi e re po vjen nga drejtimi i Bovšek, duke lëvizur në juglindje.

Dëmet e shkaktuara nga më shumë se 36 orë shira të dendur në Slloveni do të kalojnë 500 milionë euro, tha sot kryeministri, Robert Golob, transmeton Slovenia Times.

Duke folur me gazetarët pasi Këshilli i Sigurisë Kombëtare u informua mbi situatën më 5 gusht, Golob tha se dy të tretat e vendit u prekën nga fatkeqësia më e keqe natyrore që ka goditur vendin në 30 e më shumë vjet.

Të paktën tre persona kanë vdekur si pasojë e shiut të dendur dhe përmbytjeve në Slloveni.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026