VIDEO| Eros Ramazzoti puth në buzë të bijën gjatë koncertit, lumë komentesh negative
Eros Ramazzotti mbajti më datë 3 gusht një koncert në Teatrin Antik të Taorminës, ku ngjalli polemika të shumta për shkak të një gjesti të tij. Në rreshtin e parë për ta dëgjuar ishte edhe vajza e madhe Aurora, së bashku me partnerin e saj Goffredo Cerza. Kjo e fundit ka ndarë në rrjete sociale një moment shumë emocionues të koncertit, kur ajo dhe babai i saj kënduan së bashku në skenë “It ëill be Daëën” , këngë e shkruar nga kantautori menjëherë pas lindjes së saj.
Gjatë performacës këngëtari italian e puthi në buzë të bijën 26-vjeçare duke shkaktuar komente të shumta negaive në rrjete sociale.
Pasi iu afrua vajzës së saj ulur në vendet e para të Teatrit Antik të Taorminës, për të kënduar me të, Eros Ramazzotti e përshëndeti duke i dhënë një puthje në buzë. Gjesti përfundoi në TikTok dhe u bë viral shumë shpejt.
Videoja ngjalli një debat dhe polemika mbi temën “A është e drejtë apo jo të puthësh fëmijët në buzë?”.
Shumë fansa dhe përdorues e interpretuan gjestin si një shenjë të dashurisë së thellë prindërore, por më shumë të tjerë e konsideruan atë si një gjest “të keq dhe joadekuat”.
“A nuk është pak e tepërt të puthësh vajzën në buzë në këtë moshë?”, “Puthjet në buzë me prindërit, jo nuk duhet të ndodhin”, “Nuk puthet vajza në buzë, sidomos kur është rritur, kurrë”, kanë komentuar disa fansa të indinjuar.
@serena.tummino Papà Eros che canta con Aurora è la cosa più dolce che vedrai oggi 🥹 #erosramazzotti #auroraramazzotti #taormina #battitoinfinito #concert #show #sicily #italiansongs #unemozionepersempre #italianmusic @Aurora Ramazzotti @Eros Ramazzotti ♬ suono originale – Serena
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta