Madona në kujdes intensiv, ylli i muzikës pop shtyn turneun botëror
Ylli i muzikës, Madona ka shtyrë turneun e saj në botë pas qëndrimit në njësinë e kujdesit intensiv si shkak i një infeksioni serioz bakterial.
Ka qenë menaxheri dhe producenti Guy Oseary, i cili bëri me dije lajmin se mbretëresha e popit po rikuperohet nga problemi i saj shëndetësor.
“Të shtunën më 24 qershor, Madonna u diagnostikua me një infeksion të rëndë bakterial që çoi në një qëndrim shumëditor në ICU, “ shkroi ai.
“Shëndeti i saj është duke u përmirësuar, por ajo është ende nën kujdesin mjekësor. Në këtë kohë do të na duhet të pezullojmë të gjitha angazhimet, përfshirë turneun”- ka shkruar ai.
Sipas asaj që bëjnë me dije mediat e huaj, pritet që këngëtarja të rikuperohet tërësisht dhe më pas mund të rishohë planet e saj për koncerte muzikore.
Madonna po përgatitej të niste turneun e saj botëror të 40-vjetorit të “Celebration” muajin e ardhshëm.
LEXONI GJITHASHTU:
Rusia dërgon ndihma humanitare në Venezuelën e goditur nga tërmeti
Katari dënon sulmet iraniane si ‘shkelje flagrante’ të së drejtës ndërkombëtare
Ukraina sulmon me dronë një rafineri në Rusi
- 12:41 Rusia dërgon ndihma humanitare në Venezuelën e goditur nga tërmeti
- 12:39 Katari dënon sulmet iraniane si ‘shkelje flagrante’ të së drejtës ndërkombëtare
- 12:31 Ukraina sulmon me dronë një rafineri në Rusi
- 11:47 700 doza droge gati për shitje në Vlorë, arrestohen 5 persona mes tyre 2 italianë (VIDEO)
- 11:30 Haaland pas eliminimit nga Kupa e Botës: E vendosëm Norvegjinë në hartën e futbollit
- 11:26 Pamje nga vendi ku u qëllua për vdekje 50-vjeçari, grupi hetimor rikthehet në vendngjarje (VIDEO)