798 shfaqje artistike në 2022, arrihet rekrod spektatorësh. 3 herë më shumë se 2021

28 Qershor 2023 | 21:04

Viti 2022 është mbyllur me 798 shfaqje artistike të vëna skenat e disa prej institucioneve artistike me të rëndësishme në vend.

Ata janë ndjekur nga 104.366 spektatorë, shifër kjo thuajse 3 herë më e lartë se ajo e vitit 2021.

Jo vetëm spektatorët ishin më të shumtë në numër, por edhe shfaqet dhe premierat e vendosura në skenë nga artistët u rritën me 30%.

Teatri Kombëtar Eksperimental ka vendosur në skenë  319 shfaqje, të cilat u ndoqën nga 26.763 spektator.

Ndërkohë që interes të shtuar ka patur për shfaqjet e fëmijëve. Në vitin që lamë pas Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë, ka realizuar 188 shfaqje  të cilat u ndoqën nga 27.023 spektatorë.

Përgjatë vitit 2022 Cirku kombëtar është I vetmi që ka ulur numrin e shfaqjeve nga 51 në  46, por numri i spektatorëve është dhjetëfishuar, duke arritur në 22.550 persona nga 2.364  që ishin në vitin  2021.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kalaja e Gjirokastrës ndër monumentet e kulturës më të vizituara

Kalaja e Gjirokastrës përgjatë këtij viti ka mirëpritur mbi 100 mijë turistë duke u renditur ndër monumentet më të vizituara në Shqipëri. Pjesën më të...
13:28 | 12/07/2026

Korçë, Festivali Internacional i Muzikës ngjit në skenë yjet e baletit

Festivali internacional i muzikës i cili ka edicionin e 9-të të tij në Korçë  në Polin e Eventeve në Drenovë ka sjellë në mbrëmjen e...
13:23 | 12/07/2026

Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë

Ka nisur për të nëntin vit radhazi MIK Festival në Korçë, eventi ndërkombëtar i muzikës që bashkon artistë të njohur shqiptarë dhe të huaj. Edicioni...
20:47 | 11/07/2026