“U mashtrova! Unë isha burrë me fëmijë”, flet ish-anëtari i Mek: Qëndrova 17 vite…

28 Qershor 2023 | 20:24

Disa ish-anëtarë të kampit MEK, të cilët tashmë janë angazhuar te shoqata A.S.I.L.A, ishin këtë të mërkurë në një intervistë për Euronews Albania.

Një prej tyre, Ibrahimi rrëfeu se ai ka qëndruar plot 17 vite në MEK, ndërsa ka treguar se atyre nuk u ishte lejuar të takonin familjarët e tyre, madje sipas tij, kur ata shkonin për t’i takuar, muxhahedinët e MEK i gjuanin ata me gure.

“Dua të them se quhem Ibrahim Muradi, kam ndejtur 17 vite në MEK. Kur vinin  familjarët në MEK për të na takuar ne i qëllonim me gurë, Nuk zgjodha të shkoja ne MEK se isha një burrë me fëmijë, por u mashtrova nga ata. Policia shqiptare më herët ka qenë si eskortë për muxhahedinët, i mbronte ata. Por edhe pse policia shqiptare i ka mbrojtur ata i kanë kundërshtuar dhe i kanë dalë kundër.

Të kundërshtosh policinë, është të kundërshtosh Shqipërinë. Falenderoj qeverinë shqiptare për të gjitha veprimtarinë në MEK, e nëse do më jepet mundësia dua të  jetoj në Shqipëri se më pëlqen shumë Shqipëria dhe ndihem i sigurt në Shqipëri”,-tha ish-anëtari i MEK për Euronews Albania.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026