Ç’donte djali i Vuçiç në Graçanicë? Xhavit Haliti: Ai erdhi me mesazhet e babait…

28 Qershor 2023 | 19:15

Ai u pa duke u përshëndetur me serbët tjerë që po marrin pjesë në manifestim ndërkohë që mbante të veshur një bluzë me mbishkrimin “dorëzimi s’është opsion”.

Deputeti i PDK, Xhevat Haliti tha në një intervistë për Euronews Albania se nuk kishte asnjë arsye se përse djali i Vuçiç-it  të shkonte në Graçanicë, ndërsa tha se qëllimi i tij i vetëm ka qenë të japë mesazhin e babait.

“Vuçiçi ka pretenduar, se ai ka qen disa herë në Kroaci se kanë në përkujtim për vrasjet që kanë ndodhur në një kamp përqendrimi në Kroaci. Këto dy vitet e fundit, Kroacia nuk ka lejuar që të shkojnë emisarë nga Serbia për të dhënë mesazhe.

Ky është një problem më vete, se si është e mundur që gjithë kjo “luftë” që po bëhet sa i përket veriut, komunave, fillimi i funksionimit të tyre apo jo e ndërkohë vjen djali i Vuçiçit me  mesazhin e babait dhe prezanton e jep mesazh në Graçanicë. Kjo është e pakuptimtë. Unë nuk e di nëse policia apo qeveria  ka  ndonjë informacion,  por si ka hyrë ai person, a është kontrolluar ai në kufi, a është regjistruar hyrja e tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026