Ekskluzive| Eurodeputeti Waitz flet për Euronews Albania: Pse e kundërshtova Lajçak

28 Qershor 2023 | 17:54

Eurodeputeti austriak Thomas Waitz tha në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania se ai e kundërshtoi të dërguarin e Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, pasi ky i fundit ishte duke mbajtur një fjalim të njëanshëm.

Sipas eurodeputeit Waitz, Lajçak tha se duheshin marrë masa kundër Kosovës  duke lënë përshtypjen se agresioni po vinte nga pala kosovare, ndërkohë që sipas Waitz është e kundërta.

“Zoti Lajçak ishte duke raportuar për progresin dhe suksesin e negociatave me Serbinë dhe palën e Kosovës po ashtu ndërkohë që ishte duke vënë në dukje një opinion shumë të çuditshëm kur vjen puna te pala Kosovare.

Po ashtu ai ndau me ne se tani më duhen marrë masa kundër Kosovës dhe dha përshtypjen se agresioni i vërtetë po vinte nga pala Kosovare, ndërkohë ishte qartazi Serbia ajo që sulmoi palën e ushtrisë së KFOR-it.

Pra bëri autor Kosovën dhe unë mendoj se bëri një gabim të madh politik në këtë rast. Eurodeputeti tha se nuk ka qenë Parlamenti Europian ai që ka folur për masa kundër Kosovës, por disa anëtarë të parlamentit, disa deputetë të cilët i kanë përmendur.

“Ata folën për ngrirje të fondeve të BE-së për Kosovën dhe disa masa të tjera të cilat duhet të merren ndaj Serbisë, të cilat për mua nuk ishin të sakta dhe më ngrenë shumë pikëpyetje lidhur me agjencitë e BE-së të cilat marrin anën e agresionit serb dhe gabojnë në perceptim. Kjo u shpreh edhe në fjalimin e zotit Lajçak”,-tha Thomaz Waitz në intervistën për Euronews Albania.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026