Zgjedhjet në PD, Salianji: 29 korriku nuk ka peshë, Basha po bën tollovi publike

28 Qershor 2023 | 17:48

Deputeti i PD-së Ervin Salianji, ka komentuar situatën në PD dhe zgjedhjet që do të mbahen më 29 korrik për zgjedhjet  e kreut të ri të kësaj force politike.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se zgjedhjet nuk kanë peshë politike, duke nënvizuar se Lulzim Basha ka konfiskuar PD, dhe se ai ende është kryetar i kësaj force në Gjykatë.

Mes tjerash ai shpreh bindjen se opozita do të ribëhet dhe se do të jenë të gatshëm për zgjedhjet parlamentare të 29 korrikut.

“Besoj se PD do të gjejë forcën për t’u ribërë dhe për të pasur një qasje tjetër me publikun. Opozita duhet të ribëhet  dhe duhet të hapet për të gjithë ata që kanë kontribuar në PD. 29 korriku nuk do të prodhojë asgjë. Jemi në një pengmarrje nga një njeri që quhet Lulzim Basha që ka marrë çdo gjë nga demokratët. E ka konfiskuar me ndihmën e regjimit çdo gjë në PD. Ai akoma ekziston në Gjykatë si kreu i PD-së.

Po bën një tollovi publike, që gjasmi duke takuar me 7-8 person. Do të jetë aty sikur nuk ka ndodhur asgjë. Kjo datë atë është kot dhe nuk ka asnjë vlerë. Besoj se kjo datë do të jetë në një situatë ku nuk ka asnjë peshë. Dalja e Bashës në skenë politike, ka zhvendosur fokusin nga përgjegjësia se si opozita duhet ribërë, që të lexonte drejt rezultatin e zgjedhjeve. Është e qartë pse po ndodh kjo lëvizje, për të zhvendosur fokusin e debatit në tjetër gjë. Kam shpresë se ne do të arrijmë të ribëhemi dhe të jemi konkurrues në zgjedhjet e 2025”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026