505 mijë kontrata sigurimi, 2.7 mld lekë dëme janë paguar në janar-maj

28 Qershor 2023 | 15:50

Dëmet e paguara për sigurimin e makinave, pronave dhe shëndetit arritën në 2.7 mld lekë në 5 mujorin e parë, me ulje në krahasim me vitin e kaluar. Ndërkohë, tregu i sigurimeve është zgjeruar me 15% këtë periudhë.

Gjatë muajit janar-maj 2023, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 2,7 miliardë lekë, ose 0.3 % më pak se 5-mujorin e parë të vitit 2022.

Kjo ka ardhur kryesisht për shkak të efektit të sigurimit të pronës, si pasojë e përfundimit të pagesave të dëmeve të ngjarjeve të tërmetit të vitit 2019. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara  në këtë periudhë, i përkasin tregut të makinave, në vlerën 1.9 mld lekë. 

Në raportin që shfaq Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, shihet se vlera e aseteve nga siguracionet arriti në rreth 8.9 miliardë lekë. Sipas dokumentit, gjatë periudhës janar-maj, numri i kontratave të lidhura arriti në 505 000 me rritje 13 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur u lidhën 445 mijë të tilla.

AMF vlerëson se tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e i makinave dhe pronave, të cilat sollën 92 % të vëllimit të përgjithshëm të primeve, kundrejt 8% që kapin policat për sigurimin jetës

Sigurimi vullnetar zë 46.5 % dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 53.5 % të totalit të tregut.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, gjenden 770 mijë euro të dyshimta

Rreth 200 individe me te ardhura te larta ne vendin tone, po kontrollohen per pasurine e tyre. Drejtoria e Tatimeve thote se deri me tani...
18:26 | 13/07/2026

Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq 83 licenca

Banka e Shqipërisë ka mbyllur licencat për 83 zyra të këmbimit valutor gjatë vitit 2025. Vendimi është marrë, pas shkeljeve të konstatuara dhe evazionit në...
18:23 | 13/07/2026

Guvernatori Sejko takon Përfaqësuesin e ri Rezident të BERZH-it në Shqipëri, Hannes Takacs

Këtë të hënë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në një takim zyrtar delegacionin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të...
15:35 | 13/07/2026