Festa e Kurban Bajramit, besimtarët e vendit falën namazin dhe uruan njëri-tjetrin

28 Qershor 2023 | 15:21

Besimtarët myslimanë në të gjithë vendin kanë falur namazin e Kurban Bajramit në shtetet kryesore të qyteteve të tyre.

Në Durrës qindra besimtarë i janë drejtuar xhamisë së qytetit, ku kanë kryer ritin e faljes dhe kanë shkëmbyer mesazhet e dashurisë vëllazërore e të mirëqenies në çdo familje. Ashtu si dhe vitet e tjera, shkallët dhe xhamia janë mbushur plot me besimtarë të të gjitha moshave.

Në qytetin e Fierit besimtarët myslimanë janë falur në qendrën e qytetit, diçka që ndodh për herë të parë, ndërsa mesazhe paqeje dhe harmonie kanë përcjellë të gjithë besimtarët me njëri tjetrin.

Besimtarët në Vlorë zgjodhën qendrën e qytetit për të kryer faljen. Pas saj të gjithë uruan dhe përcollen mesazhe urimi për festën e Kurban Bajramit. Kjo festë lidhet me sakrificën dhe kurbanin që bëhet, pasi kjo siguron devotshmërinë ndaj Zotit.

Edhe në Elbasan qindra besimtarë myslimanë kanë falur mëngjesin e sotëm namazin e Kurban Bajramit. Ceremonia ka nisur që në orët e para të mëngjesit, në sheshin Gensher. Pas faljes besimtarët kanë shkëmbyer mesazhe dashurie dhe paqeje për njeri-tjetrin.

Besimtarët myslimanë në Gjirokastër kanë kremtuar Festen e Kurban Bajramit.  Falja e Namazit është zhvilluar në mjediset e odeonit të gurtë, në zonën muzeale, me pjesëmarrjen e besimtarëve të shumtë. Ndërsa ka drejtuar faljen e namazit, kryemyftiu i Gjirokastrës, Aurel Senja, ju është drejtuar besimtarëve që të kontribuojnë për më shumë paqe dhe mirësi.

Qindra besimtare myslimanë mëngjesin e kësaj të mërkurë u mblodhën për të falur namazin e festës së shenjtë të Kurban Bajramit. Ceremonia ka nisur rreth orës 5:30 minuta në sheshin e xhamisë Iljaz Bej Mirahori. Pas faljes besimtarët uruan njëri-tjetrin për sa më shumë mbarësi, begati dhe shpresa në familjet e tyre.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026