Si mund ta përdorin diktaturat Chat GPT? Eksperti tregon ligjet që mund ta ndalojnë

28 Qershor 2023 | 22:25

Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi ishte këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, në Euronews Albania për të folur rreth inteligjencës artificiale dhe politikave që Bashkimi Europian po ndjek në lidhje me të.

Ai tregoi disa nga kufizimet që ChatGPT do ketë dhe tha se frika më e madhe e zhvillimit të kësaj inteligjence artificiale është se mos shtetet kthehen në diktatura.

“Janë 5 ligje në Bashkimin Europian, e para nuk lejohet të ketë një polici prediktive, pra policia nuk mund të gjenerojë informacionet që mbledhë në inteligjencën artificiale, e dyta nuk lejohet të njihen emocionet, të ketë kamera me sensore me gjëra që të njohin emocionet me qëllim manipulimin.

Gjithashtu nuk lejohet të përdoren datat biometrike që kanë shtete të ndryshme për hyrje të ndryshme në internet, Kina po e përdor këtë. E vetmja frikë këtu është që shtetet të mos kthehen në diktatura shumë të mëdha”,-tha eksperti i IT, Tomi Kallanxhi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026