Pamje nga vendi ku u qëllua për vdekje 50-vjeçari, grupi hetimor rikthehet në vendngjarje (VIDEO)
Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet për vrasjen e 50-vjeçarit Edmond (Ali) Sula në Bërxullë të Vorës, ku dyshohet se autori ka vepruar i vetëm.
Sipas burimeve hetimore, nga këqyrja e kamerave të sigurisë në zonë rezulton se personi që dyshohet se ka qëlluar ndaj viktimës ka lëvizur me automjet pas ngjarjes.
Edmond Sula, 50 vjeç, dyshohet se është ekzekutuar teksa po shkonte drejt banesës së tij, pas mesnatës. Mësohet se ndaj tij është qëlluar me armë zjarri, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e motivit të kësaj ngjarjeje kriminale. Deri në këto momente nuk është bërë ende i mundur identifikimi i autorit, ndërsa janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë që mund të ndihmojnë hetimet.
Policia ka vijuar kontrollet në zonë me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.
Aksident në aksin Peqin–Rrogozhinë, plagoset një person
Rama publikon pamje nga koncerti i Kanye West: Investim i rëndësishëm për imazhin dhe ekonominë e Shqipërisë
25 plumba drejt Aleksandër Koçekut, si u organizua atentati në Shkodër. Pista e gjakmarrjes në qendër të hetimeve
- 11:06 Ndërron jetë ish-Emiri i Katarit, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani
- 10:54 Aksident në aksin Peqin–Rrogozhinë, plagoset një person
- 10:48 Rama publikon pamje nga koncerti i Kanye West: Investim i rëndësishëm për imazhin dhe ekonominë e Shqipërisë
- 10:31 25 plumba drejt Aleksandër Koçekut, si u organizua atentati në Shkodër. Pista e gjakmarrjes në qendër të hetimeve
- 10:24 Operacion antidrogë në Kurbin e Mirditë, policia zbulon plantacione kanabisi dhe arreston 3 persona (EMRAT)
- 09:39 Detaje të reja nga vrasja në Vorë, 50-vjeçari u ekzekutua teksa po kthehej në banesë