Shkarkimi i Trump, demokratët dorëzojnë kërkesën në Kongres
Demokratët në Shtetet e Bashkuara i kanë paraqitur zyrtarisht Dhomës së Përfaqësuesve nenin për inkriminimin e Donald Trump, për nxitje të mbështetësve të tij për të sulmuar Capitol Hill, ngjarje kjo e javës së kaluar që la 5 të vdekur dhe disa të plagosur.
Akuza që rëndon ndaj presidentit në ikje është ajo e “nxitjes së kryengritjes”. Katër faqet e dokumentit i referohen gjithashtu deklaratave të tij të rreme për një fitore kundër Joe Biden, presioneve të tij ndaj zyrtarëve të shtetit të Georgia-s për të përmbysur rezultatin dhe në fund, mitingun ku u kërkoi mbështetësve të mësynin Kongresin.
Dhoma amerikane e Përfaqësuesve po shkurton kohën për largimin e Trump dhe i ka prezantuar një rezolutë edhe zëvendës presidentit Mike Pence, të cilit i kërkohet të zbatojë amendamentin e 25-të, që i jep atij autoritetin për të shkarkuar Trump dhe gjithashtu 24 orë kohë për të dhënë një përgjigje.
Nëse Pence nuk vepron, sikurse pritet, Dhoma e Përfaqësuesve do të nisë të mërkurën debatin mbi nenin e dorëzuar këtë të hënë. Nëse Trump inkriminohet për herë të dytë, Senati do të mbajë një gjyq për të vendosur nëse ta dënojë atë apo jo për akuzën e “nxitjes së kryengritjes”.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut