Hetim avokatëve në Britani, Braverman: Mashtrojnë për të ndihmuar emigrantët

Suella Braverman
8 Gusht 2023 | 13:08

Britania e Madhe do të ashpërsojë masat për të ndalur emigrantët e paligjshëm. Këtë herë në shënjestër të Sekretares së Shteti për Çështjet e Brendshme, nuk janë vetë emigrantët, por avokatët që u krijojnë lehtësira për mbërritjen në ishull.

Sipas Breverman, ka shumë avokatë që sajojnë dhe mbrojnë në gjykatat e vendit kërkesat të rreme të azilkërkuesve.

Ajo ka deklaruar se avokatët mashtrues duhet të ndalohen dhe të vihen përpara drejtësisë. Sipas Braverman, një pjesë e avokatëve shpërdorojnë ligjet e vendit duke krijuar dokumente false, në këmbim të parave nga emigrantët e paligjshëm.

Një hetim i autoriteteve britanike ka arritur në përfundimin se me anë të avokatëve, mijëra emigrantë kanë fituar të drejtën e qëndrimit në vend në mënyrë jo korrekte ligjore. Ata kanë falsifikuar dokumentet ose kanë paraqitur fakte që rezultojnë të pavërteta gjatë verifikimeve të mëtejshme.

Pritet që ministria britanike të nis procese penale për një pjesë të avokatëve që dyshohet se kanë abuzuar. Masat e reja vijnë pasi lufta e deritanishme kundër emigrimit të paligjshëm në Britani nuk ka dhënë rezultatin e duhur.  Mediat britanike shkruajnë se nga janari deri në gusht të këtij viti, në brigjet e vendit kanë mbërritur rreth 15 mijë emigrantë të paligjshëm.

Një pjesë e mirë e fushatës qeveritare kundër emigrantëve të paligjshëm ka shënjestruar qytetarët shqiptarë, edhe pse numri i tyre nuk është më i madhe se ai i komuniteteve të tjera që emigrojnë në Britani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026