Gjeorgjia e quan Rusinë “agresore” në përvjetorin e luftës
Kryeministri i Gjeorgjisë, Irakli Garibashvili, e quajti Rusinë “agresore” më 8 gusht, në 15-vjetorin e luftës mes dy shteteve për rajonin e shkëputur.
Rusia dërgoi mijëra trupa në Gjeorgji më 8 gusht të vitit 2008, pasi Tbilisi nisi një operacion ushtarak në shkallë të gjerë në Osetinë Jugore ndaj separatistëve, të cilët kishin bombarduar fshatrat gjeorgjiane në rajon.
“Ne e kemi ditur për një kohë të gjatë se Rusia është agresore, e kemi ditur dhe tani edhe e gjithë bota e di”, tha Garibashvili për gazetarët.
Qeveria e Garibashvilit është kritikuar nga opozita se ka prirje pro-ruse.
Rusia shkatërroi ushtrinë e vogël të Gjeorgjisë më 2008, duke pushtuar territorin gjatë pesë ditëve luftë. Më pas, presidenti i atëhershëm i Francës, Nicolas Sarkozy, ndërmjetësoi një marrëveshje armëpushimi.
Ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, që autorizoi veprimin ushtarak më 2008, mbrojti veprimet e Moskës përmes një deklarate të lëshuar në përvjetorin e kësaj lufte.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta