Me muzikën e saj në sfond, përcillet për në banesën e fundit këngëtarja e njohur
Presidenti i Irlandës Michael Higgins, së bashku me muzikantët Bono dhe Geldof, dhe mijëra njerëz të tjerë, ishin të pranishëm në një ceremoni private të mbajtur në Irlandë për t’i dhënë lamtumirën e fundit këngëtares Sinead O’Connor.
Ndërsa muzika e saj luhej gjatë ceremonisë, fansat duartrokitën duke hedhur lule drejt makinës që transportonte trupin e këngëtares.

Lutjet myslimane u drejtuan nga Shejh Dr Umar Al-Kadri, një dijetar islamik.
“Sa më shumë ajo këndonte dhe fliste për mëkatet e përhapura në shoqëri, aq më shumë zëri dhe fjalët e saj preknin zemrat e dëgjuesëve’’, tha Dr Umar Al-Qadri në eulogjinë e tij.
Që nga vdekja e O’Connor, njerëzit kanë bërë nderime në shtëpinë e këngëtares, ku kanë lënë mesazhe falenderuese për muzikën e krijuar prej saj.

Kujtojmë se artistja 56-vjeçare, fituese e Grammy-t, u gjet e pavetëdijshme nga policia në shtëpinë e saj më 26 korrik.
Këngëtarja irlandeze u bë një yll i njohur në të gjithë botën në vitin 1990 fal këngës “Prince’s Nothing Compares 2 U”.
O’Connor ndërroi jetë një vit pasi djali i saj, Shane vetëm 17 vjeç, vrau veten në janar të vitit 2022 pasi u arratis nga spitali psikiatrik.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta