Kthimi i “djalit plëngprishës” të mbretit trazon Tajlandën

9 Gusht 2023 | 10:10

Këtë javë njerëzit në Tajlandë janë shpërqendruar nga grindjet e pafundme për të formuar një qeveri të re nga ardhja e papritur, nga SHBA, e një avokati tajlandez 42-vjeçar me pamje gazmore, që viziton për herë të parë në 27 vjet vendin e lindjes.

Vacharaesorn Vivacharawongse është i dyti nga katër djemtë e larguar të mbretit Vajiralongkorn. Deri më tani besohej gjerësisht se atyre u ishte hequr statusi i tyre mbretëror dhe se nuk kishin vend në linjën e trashëgimisë së fronit.

Por trashëgimia u bë problematike pasi vajza e madhe e mbretit, Princesha Bajrakitiyabha, trashëgimtarja më e besueshme, u sëmur dhjetorin e kaluar. Ajo është ende në koma dhe duket se nuk ka gjasa të shërohet.

Për vite me radhë në Tajlandë flitet në heshtje për mundësinë e rehabilitimit dhe kthimit të njërit prej djemve të huaj për të luajtur një rol mbretëror.

Sipas BBC, vizita e paparalajmëruar e zotit Vacharaesorn mund të jetë fillimi i një rehabilitimi të tillë, megjithëse nuk ka pasur asnjë deklaratë zyrtare nga pallati.

Ai është një nga pesë fëmijët e lindur nga gruaja e dytë e mbretit Vajiralongkorn, Sujiranee, një ish-aktore me të cilën ai u divorcua në vitin 1996.

Vacharaesorn dhe tre vëllezërit e tij, të cilët ishin në shkollë në MB në atë kohë, në fakt u dëbuan nga Tajlanda me nënën e tyre dhe që atëherë kanë jetuar në SHBA. Motra e tij, Princesha Sirivanavari u kthye në Tajlandë për të jetuar me babanë e saj.

Në të kaluarën, katër djemtë publikonin herë pas here letra duke apeluar për pajtim me babanë e tyre dhe për t’u lejuar të ktheheshin në Tajlandë, pa efekt.

Vacharaesorn i ka kaluar tre ditët e para në Bangkok pjesërisht si turist, duke rizbuluar qytetin, duke vizituar tempuj, duke shijuar ushqimin tajlandez dhe duke hipur në një tuk-tuk. Ai u tha gazetarëve që të kthehej ishte si një ëndërr e realizuar për të.

Deri më tani ende nuk duhet nëse djali plangprishës i mbretit do të jetë trashëgimtar i postit mbretëror.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026