Konkurrentet e Miss Universe Indonezia akuzojnë organizatorët për abuzim seksual
Disa kandidate për Miss Universe Indonezia kanë regjistruar ankesa në polici duke akuzuar organizatorët për abuzim seksual.
Konkurrenteve u është kërkuar të hiqnin të brendshmet e tyre për “kontroll të trupit” dhe janë fotografuar dy ditë përpara finales më 3 gusht, tha një nga avokatët e tyre.
Organizatorët dyshohet se u thanë grave se duhej “të ekzaminonin çdo plagë, celulit ose tatuazh në trupat e tyre”.
“Ndjej se të drejtat e mia janë shkelur. Më ka ndikuar psikologjikisht, kam pasur edhe probleme me gjumin”, tha një nga konkurrentet.
Policia në kryeqytetin Xhakarta lëshoi një deklaratë duke thënë se do të hetojë më tej lidhur me rastin.
“Organizata Miss Universe Indonesia do të hetojë akuzat”,-tha në një deklaratë pronarja e saj e famshme Poppy Capella. Organizata globale Miss Universe tha gjithashtu se ishte duke e shqyrtuar këtë çështje dhe se i merr “shumë seriozisht” akuzat për ngacmimet seksuale.
“Ndonëse kontrollet e trupit janë normale në vend, konkurrentëve zakonisht nuk u kërkohet të zhvishen lakuriq”,-tha Maria Harfanti, një ish Miss Indonezia. Ajo shtoi se organizatorët gjithashtu shpesh kërkojnë BMI ose indeksin e masës trupore të garuesve për të kontrolluar përmasat e trupit të tyre.
Sipas BBC, në konferencën për shtyp të së hënës, një nga ankuesit tha se kontrollet trupore ishin bërë në një dhomë të mbyllur, por aty ishin edhe disa burra.
“Dera nuk ishte mbyllur plotësisht, duke u dhënë njerëzve jashtë mundësinë për të vëzhguar”,-shtoi ajo.
Konkurset e bukurisë janë lejuar prej kohësh në Indonezi, por organizatorët janë të kujdesshëm që të mos ofendojnë pjesët konservatore të shoqërisë. Në vitin 2013, konkursi i Miss World anuloi raundin e tij me bikini kur u organizua në vendin kryesisht mysliman.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë