Nominimet e MTV Video Music Awards, Taylor Swift kryeson në 8 kategori
Është publikuar lista e plotë e të nominuarve për videot më të mira muzikore për vitin 2023, MTV Video Music Awards.
Artistja Taylor Swift kryeson me nominime në tetë në kategori të ndryshme.
Një vit pasi bëri historinë si e vetmja artiste që fitoi tre herë Videon e Vitit, Swift rikthehet në kryesimin e çmimeve të këtij viti me tetë nominime të jashtëzakonshme. Ajo ndiqet nga artistja SZA Sizaa, albumi i dytë i të cilit SOS fitoi gjashtë nominime.
Artistë të tjerë si Doja Cat, Olivia Rodrigo, Nicki Minaj, Miley Cyrus dhe Sam Smith janë me pesë nominime, ndërsa Blackpink dhe Shakira kanë siguruar katër.
E nominuar është edhe artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha.
Ajo lajmin e ka ndarë me fansat në rrjete sociale duke thënë se u nominua për “Bashkëpunimin më të mirë” për këngën “I’m Good” me David Guettan.
“E nominuar në VMA për bashkëpunimin më të mirë me David Guettan”, ka shkruar artistja në rrjete sociale.
Kujtojmë se ylli me origjinë nga Dibra ka qenë fituese e një çmimi MTV Video Music Aëards në vitin 2019.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta