Rekordi i ri i Taylor Swift, e para me 4 albume në ‘top-ten’
Taylor Swift ka thyer rekorde të reja. Këngëtarja e njohur, turi i të cilës po ndikon ndjeshëm në ekonominë amerikane, është bërë artistja e parë grua që ka katër albume njëkohësisht në dhjetëshen më të mirë në Shtetet e Bashkuara.
Taylor ka mundur këngëtaren ikonë Barbara Streisand si këngëtarja e parë grua me numrin më të madh të albumeve numër një në historinë e muzikës.
Katër albumet e Swift në hit parade janë ai i fundit, “Speak Now”, që renditet në vendin e parë, “Midnights” në vendin e pestë, “Lover” në vendin e shtatë dhe “Folklore” në vendin e dhjetë.
Këngëtarja vazhdon gjithashtu turin e saj dhe kudo që shkon gjeneron mbushje të hoteleve, restoranteve de natyrisht, shitje rekord të biletave.
Fundjavën e kaluar, ajo u ndal në Denver dhe sipas vlerësimeve të ndryshme, koncerti i saj mund të gjenerojë 140 milionë dollarë për GDP-në e këtij shteti.
Deri më tani, qytetet që kanë regjistruar rritje, aq sa është vënë re edhe nga Federal Reserve, kanë qenë Filadelfia, Pitsburg, Mineapolis dhe Kansas Siti.
Sipas përllogaritjeve, në tërësi turi i Taylor Swift mund të gjenerojë deri në 4.6 miliardë dollarë, shifër kjo më e madhe se GDP-ja e 35 vendeve.
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë