Reagon kancelarja gjermane Merkel për dëbimin e Trump nga Twitter
Pas lajmit të dëbimit të presidentit aktual të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga platforma e Twitter-it, kancelarja gjermane Angela Merkel ka reaguar duke e cilësuar këtë si çështje “problematike”.
Twitter dëboi përgjithmonë presidentin Trump nga platforma të premten.
Si motivacion nga Twitter është përdorur fakti se Trump përbën “rrezik për nxitje të mëtejshmetë dhunës”, shkak për këtë janë postimet e tij për protestën e 6 janarit.
Zëdhënësi i Merkel, Steffen Seibert, tha se mediat sociale “mbajnë përgjegjësi të madhe që komunikimi politik të mos helmohet nga urrejtja, gënjeshtrat dhe nxitja e dhunës”.
Nga ana tjetër liria e mendimit është një e drejtë themelore, duke u shprehur se te kjo e drejtë themelore mund të ndërhyhet, por sipas ligjit dhe brenda kornizës së përcaktuar nga ligjvënësit,
jo për shkak të një vendimi nga mediat sociale.
Duhet thënë se vet kancelarja Merkel nuk ka një llogari në Twitter.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta