Gjashtë ushtarë turq janë vrarë nga luftëtarët kurdë në Irak
Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka thënë të enjten se të paktën gjashtë ushtarë turq janë vrarë në një seri sulmesh nga luftëtarët kurdë në veri të Irakut.
Këto sulme e nxitën Turqinë të kryejë sulme ajrore në shenjë hakmarrjeje, në të cilat u vranë katër anëtarë të Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PPK) të enjten, sipas Ministrisë turke.
Situata mes Turqisë dhe grupeve të mbështetura nga Turqia në njërën anë, dhe luftëtarëve kurdë në anën tjetër në Irak dhe Siri është përshkallëzuar muajt e fundit.
Ankaraja e cilëson PPK-në e cila ka nisur një kryengritje brenda Turqisë tash e disa dekada dhe grupet kurde në Siri dhe Irak, si organizata terroriste.
Ajo thotë se anëtarët e PPK-së rregullisht gjejë strehë në rajonin gjysmë-autonom kurd në Irakun verior.
Qeveria qendrore e Irakut në Bagdad nuk ka komentuar ende rreth këtij rasti.
Turqia ka vendosur trupa në një rajon kufitar në Irak dhe rregullisht i sulmon ato që i quan pozicione të PPK-së atje. Vitin e kaluar, Turqia e nisi një operacion tokësor dhe ajror kundër PPK-së në veri të Irakut.
Zyrtarët e sigurisë në Irak thanë se sulmet ajrore të enjten goditën pozicionet në veri të qytetit Duhok. Ata folën në kushte anonimiteti, për shkak se nuk ishin të autorizuar për të folur për media.
Koloneli turk, Zeki Akturk, u zotua për hakmarrje për ushtarët e vrarë.
LEXONI GJITHASHTU:
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur