Policia jep detaje nga megaoperacioni “Fokus”: Asgjësuam 20 897 bimë kanabisi

11 Gusht 2023 | 12:10

Megaoperacioni për kontrollin e territorit, i shtrirë në Malësinë e Shkodrës, në Lezhë, Krujë dhe Tropojë, në terrene të vështira malore dhe në fshatra të thellë, ka bërë të mundur asgjesimin e 20 897 bimëve  cannabis.

Në megaoperacion janë angazhuar strukturat vendore të policisë dhe grupe të FNSH-ve.

Nga ky operacion janë indetifikuar 11 autorë, , nga të cilët 1 është arrestuar në flagrancë dhe 10 janë shpallur në kërkim.

Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “FOKUSI” po vijon pandërprerë në të gjithë vendin, me shërbime nga toka, monitorim nga ajri me dronët e Policisë, si dhe përmes bashkëpunimit të ngushtë me partnerët e GDF-së.

Policia e Shtetit ka bërë një rezyme të megaoperacionit kundër trafikut të drogës të koduar “Fokus”, të shtrirë në Malësinë e Shkodrës, në Lezhë, Krujë dhe Tropojë, si dhe në terrene të vështira malore në fshatrat përreth.

Në komunikatën e policisë, theksohet se gjatë 72 orëve të fundit, janë angazhuar për kontrollin e territorit dhe për asgjësimin e bimëve narkotike, 6000 punonjës policie dhe 75 dronë të cilësisë së lartë.

Si rezultat, janë asgjësuar në total rreth 20 897 bimë cannabis sativa.

Për këto raste kultivimi, janë identifikuar 11 autorë, nga të cilët 1 është arrestuar në flagrancë dhe 10 janë shpallur në kërkim.

  • Në Malësinë e Shkodrës, si rezultat i fazës së 12-të të operacionit policor antikanabis të koduar “Alpe të pastra”, u asgjësuan 15 744 bimë narkotike cannabis sativa. Si autorë të dyshuar për rastet e kultivimit, u vu në pranga shtetasi Rr. Q. dhe u shpallën në kërkim 2 shtetas të tjerë.
  • Në zona malore të rrethit të Krujës, si rezultat i fazës së 35-të të operacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, u asgjësuan 1909 bimë narkotike cannabis sativa. Si autorë të dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve u identifikuan dhe u shpallën në kërkim 2 shtetas.
  • Në zona malore të qarkut të Lezhës, si rezultat i fazës së 32-të të operacionit policor antikanabis të koduar “Imazhi”, u asgjësuan 1854 bimë narkotike cannabis sativa. Si autorë të dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve u identifikuan dhe u shpallën në kërkim 2 shtetas.
  • Në zona malore të rrethit të Tropojës, si rezultat i fazës së 6-të të operacionit policor antikanabis të koduar “Bjeshkët e Nemuna”, u asgjësuan 1390 bimë narkotike cannabis sativa. Si autorë të dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve u identifikuan dhe u shpallën në kërkim 4 shtetas.

“Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “FOKUSI” po vijon pandërprerë në të gjithë vendin, me shërbime nga toka, monitorim nga ajri me dronët e Policisë, si dhe përmes bashkëpunimit të ngushtë me partnerët e GDF-së.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë, për përmbushjen e objektivit të megaoperacionit “FOKUSI”, si dhe për denoncimin e çdo paligjshmërie tjetër, pasi vetëm bashkërisht mund të ndërtojmë një ambient të sigurtë”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026