Sekuestrohen 47 mijë euro në Kakavijë, procedohen penalisht dy shtetas
Dy persona janë proceduar penalisht nga policia e Pikës Kufitare të Kakavijës pasi nuk kanë deklaruar shumat monetare që disponoin pranë autoriteteve.
Policia bën me dije se shtetasin grek me iniale V. P., iu u gjetën të fshehura 30 000 euro që tentoi t’i nxirrte nga Shqipëria, pa i deklaruar konfrom ligjeve.Personi i dytë i proceduar është një shtetas shqiptar në çantën e të cilit iu gjetën 17 mijë euro të padeklaruara.
Në komunikatën zyrtare të policisë bëhet me dije se shuma e parave të gjetura janë sekuestruar ndërkohë që janë referuar në prokurori materialet për dy personat në fjalë, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”
“Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit V. P., 60 vjeç, banues në Greqi dhe A. J., 53 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe u sekuestruan shumat e parave”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta