VIDEO| 8 orë luftë me policinë, publikohen pamjet e operacionit të RENEA-s në Maliq

12 Gusht 2023 | 10:12

Pasi rezistoi për rreth tetë orë duke iu kundërvënë me armë forcat e RENEA-s dhe policisë, 62-vjeçari Ramiz Muçollari nga Maliq u ekzekutua mëngjesin e së shtunës.

Mbrëmjen e djeshme, Muçollari plagosi me thikë bashkëshorten tij Pëllumbeshë Muçallori dhe goditi me tytën e armës djalin e tij, Kamber Muçollari.

Policia ka publikuar pamje nga momenti i ndërhyrjes së policisë në shtëpinë e 62-vjeçarit, që çoi në ekzekutimit të tij nga RENEA.

Bëhet me dije se Muçollari vuante prej kohësh nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa një ditë më parë familjarët kanë tentuar ta shtrojnë në spital, gjë që mendohet të ketë qenë zanafilla e konfliktit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026