Me 50 doza kokainë në bagazh për t’i shitur në Jug, arrestohet 47-vjeçari nga Tirana
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Dhërmiu”, u arrestua në flagrancë shtetasi A. D., 47 vjeç, banues në Tiranë, (shtetas me precedentë të shumtë kriminal, për vepra penale si “Dhuna në familje”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Falsifikimi i monedhave”).
Ky shtetas kishte përshtatur në bagazhin e automjetit me të cilin udhëtonte, një vend për fshehjen e lëndës narkotike.
Gjatë kontrolleve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 50 doza të dyshuara të lëndës narkotike kokainë, të cilat nga informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, dyshohet se 47-vjeçari do t’i shiste në lokale nate, në Drimadhe, Dhërmi dhe Himarë.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Potami”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, mbi një rast të shitjes së dozave të drogave, në lokale në plazhin e Potamit, arrestuan në flagrancë shtetasin Z. H., 28 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën disa doza të dyshuara të lëndës narkotike kokainë, nje peshore elektronike dhe vlera monetare të dyshuara të përfituara nga shitja e dozave në lokale në këtë plazh.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta