Rama për televizionin italian: Jemi një Itali e vogël, por më e lirë

12 Gusht 2023 | 16:02

Në intervistën e radhës për mediat italiane, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u fokusua sërish në bum-in turistik që po përjeton Shqipëria këtë vit.

Kjo foto e montuar dhe publikuar nga kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, si për të treguar interesin e madh që italianët po tregojnë ndaj brigjeve shqiptare këtë sezon turistik, u cilësua gjerësisht si ironi në shtetin fqinj.

Pikërisht rreth kësaj cështje ishte edhe pyetja e parë që iu drejtua kryeministrit Edi Rama gjatë një inteviste të dhënë për median italiane “RAI News 24”

“Mbi të gjitha nuk ishte një ironi për askënd por ishte një shaka, mendoj se duhet të qeshim kur kemi momente të gëzuara dhe kur kupton rrugën që kemi bërë për të arritur këtu. Këtë vit është vërtetë i jashtëzakonshëm sepse kemi bum turistësh dhe surpriza e madhe janë italianët që po shkojnë gati gjysmë milion turistë që kanë ardhur në Shqipëri”, tha Rama.

I pyetur për çmimet e ulëta që tërheqin turistët e huaj, kryeminsitri Rama tha se nuk janë e vetmja gjë që i tërheq. Megjithatë sipas tij çmimet  me kalimin e kohës do të rriten për të mos qëndruar më tek turizmi masiv.

“Për sa i përket bukurive të natyrës shqiptare kjo nuk e vendos Italinë në vend të dytë por Shqipëria është një Itali e vogël dhe sigurisht është e qartë që nuk është një vend i shtrenjtë për turistët e huaj dhe ata italianë. Kostot janë shumë më të ulëta se në Itali ndërsa bukuria e natyrës është e njëjta. Çmimet janë të ulëta për momentin, por do të rriten”, tha Rama.

Ky sezon turistik e ka vënë Shqipërinë në qendër të vëmendjes, duke e cilësuar shpesherë si Maldivet e Europës, ashtu sic ka transmetur edhe televizioni RTL në Kroaci.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026