Nën arrest shtëpie, policia kap 55-vjeçarin e përfshirë në një aksident

13 Gusht 2023 | 08:06

Policia në Gjirokastër ka kapur një 55-vjeçar i cili ishte nën arrest shtëpie dhe kishte thyer masën e sigurisë. Kjo u zbulua pasi ky i fundit u përfshi në një aksident rrugor mbrëmjen e së shtunës.

Rreth orës 20:26, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavije”, automjeti me drejtues shtetasin T. H., 35 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V. Z., 40 vjeç.

Nga përplasja janë dëmtuar lehtë, shtetasi V. Z. dhe pasagjerët në automjetin e tij, shtetasit F. H., 55 vjeç dhe L. H., 20 vjeçe, të cilët aktualisht po marrin ndihmë mjekësore, në spitalin e Gjirokastrës.

Nga verifikimet ka rezultuar se pasagjeri, shtetasi F. H. aktualisht ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Për këtë shkak, u bënë veprimet procedurale për arrestimin në flagrancë të 55-vjeçarit, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e shkakut të aksidentit dhe për dokumentimin e përgjegjësisë penale të shtetasit F. H.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026