Sezoni turistik, fluks automjetesh në rrugët e Gjirokastrës

13 Gusht 2023 | 12:50

Përgjatë sezonit të verës në rrugët e brendshme, në qytetin e Gjirokastrës po regjistrohet një fluks i shtuar i trafikut rrugor.

Kthimi i emigrantëve për pushime si dhe ardhja e një numri të lartë turistësh ka rritur ndjeshëm numrin e automjeteve që lëvizën në qytet, rrethinat apo pikat turistike.

Policia Rrugore në bashkëpunim me Policinë Bashkiake kanë shtuar praninë kryesisht në zonën muzeale ku edhe trafiku rrugor është më i rënduar në këto ditë gushti.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor apelojnë për respektimin e Kodit Rrugor dhe shmangien e aksidenteve. Ditën e shtunë në rrugën kombëtare Tepelenë- Gjirokastër- Kakavije u regjistruan tre aksidente, në njërin prej të cilëve humbi jetën një bari në fshatin Jorgucat.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026