Roberto Mancini largohet nga Italia, “të kaltrit” në kërkim të trajnerit të ri

13 Gusht 2023 | 14:24

Roberto Mancini ka dhënë dorëheqjen si trajner i kombëtares italiane të futbollit. Ai ka shërbyer si trajner që prej vitit 2018.

FIGC tashmë po punon për të gjetur një zëvendësues dhe ka publikuar njoftimin për dorëheqjen e trajnerit në faqen e saj zyrtare.

“Federata Italiane e Futbollit njofton se ka marrë parasysh dorëheqjen e Roberto Mancinit nga posti i trajnerit të kombëtares italiane, të dorëzuar dje në orët e vona të mbrëmjes”, thuhet.

“Prandaj, një faqe e rëndësishme në historinë e të kaltërve i vjen fundi. Kjo periudhë e cila filloi në maj 2018 dhe përfundoi me finalet e Ligës së Kombeve 2023; pati në mes, fitore në Euro 2020, një triumf i arritur nga një grup në të cilin të gjithë individët, dinin se si të bëheshin ekip. Duke marrë parasysh angazhimet e rëndësishme për kualifikueset e UEFA 2024 (10 dhe 12 shtator me Maqedoninë e Veriut dhe Ukrainën), FIGC do të shpallë emrin e trajnerit të ri kombëtar në ditët në vijim”,-shkruan Federata Italiane e Futbollit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026