U aksidentua me makinën e marrë me qira, shoferja “zhduket” nga vendngjarja

Policia rrugore
13 Gusht 2023 | 17:54

Një automjet tip “Volskwagen” ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në aksin rrugor Vlorë- Kuç.

Sipas njoftimit të policisë automjeti në pronësi të qytetarit L.R. banues në Fier, i është dhënë me qira një qytetareje, e cila është larguar nga vendngjarja.

Policia dyshon se ajo duhet të jetë larguar me ndonjë makinë të rastit së bashku me një shtetase tjetër e cila kishte qenë pasagjere e saj.

Sipas policisë deri më tani nuk raportohet të ketë të lënduar nga ky aksident.

Njoftimi i policisë

Më datë 13.08.2023, në aksin rrugor Vlorë-Kuç, ka dalë nga rruga (është përmbysur) një automjet tip “Volskwagen”.

Në vendin e ngjarjes nuk janë konstatuar persona dhe nga verifikimet paraprake të kryera, rezulton se automjeti është në pronësi të shtetasit L. R., banues në Fier, dhe dyshohet se është marrë me qira nga një shtetase.

Po nga verifikimet paraprake të kryera, dyshohet se automjeti drejtohej nga një shtetase e cila është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet të rastit, së bashku me një shtetase tjetër, pasagjere në automjet.

Në lidhje me këtë rast, deri tani, nuk është paraqitur për ndihmë mjekësore asnjë person i dëmtuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026