Puçistët në Niger: Presidenti i rrëzuar do akuzohet “për tradhti të lartë”

14 Gusht 2023 | 09:46

Liderët e grusht shtetit në Niger, të cilët e rrëzuan Mohamed Bazoumin, thanë të dielën vonë se do ta ndjekin penalisht presidentin për “tradhti të lartë” dhe për “minimin e sigurisë” së vendit.

Regjimi tha se ka mbledhur prova të cilat do t’i përdorë “për ta ndjekur penalisht presidentin e rrëzuar dhe bashkëpunëtorët e tij vendorë dhe të huaj para trupave [gjykues] kombëtarë dhe ndërkombëtarë për tradhti të lartë dhe për minimin e sigurisë së brendshme dhe jashtme të Nigerit”, sipas një komunikate të lexuar në televizionin kombëtar nga koloneli Amadou Abdramane.

Bazoumi është duke u mbajtur në pallatin presidencial bashkë me të birin dhe bashkëshorten që nga dita e puçit, shkruan rel.

Liderët ushtarakë thanë se nuk e kanë uzurpuar pallatin e Bazoumit dhe se ai është ende i lirë të komunikojë me botën e jashtme. Bazoumi është vizituar vazhdimisht nga mjeku i vet, sipas tyre.

“Pas vizitës, mjeku nuk ngriti ndonjë shqetësim rreth gjendjes shëndetësore të presidentit të shkarkuar dhe anëtarëve të familjes së tij”, tha ushtria.

Presidenti i rrëzuar ka thënë se po mbahet “peng”, pa rrymë elektrike dhe se për të ngrënë ka vetëm oriz dhe pasta.

Gjeneralët e ushtrisë reaguan edhe ndaj sanksioneve që vendet e bllokut rajonal të Afrikës Perëndimore, ECOWAS, i vendosën ndaj Nigerit, duke i quajtur ato “të jashtëligjshme, turpëruese dhe çnjerëzore”.

ECOWAS-i ka pezulluar transaksionet financiare dhe komerciale me Nigerin.

Regjimi i Nigerit tha se sanksionet janë duke ia mohuar vendit ushqimin, rrymën dhe medikamentet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026