Presidenti i rrëzuar i Nigerit kërkon ndihmën e SHBA-së pas puçit

4 Gusht 2023 | 08:36

Lideri i rrëzuar i Nigerit, Mohamed Bazoumi, u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe “gjithë komunitetit ndërkombëtar” për të ndihmuar në “rikthimin e rendit kushtetues”, pas puçit të javës së kaluar.

Në një shkrim të botuar në të përditshmen amerikane Washington Post, presidenti Bazoumi ka thënë se ai po shkruan si “rob”.

Trazirat kanë shpërthyer në këtë shtet, në perëndim të Afrikës, prej rrëzimit të tij.

Të enjten, liderët e puçit kanë njoftuar se do t’i tërheqin ambasadorët shtetërorë nga Franca, SHBA-ja, Nigeria dhe Togo.

Përmes një deklarate televizive, ata kanë thënë se detyrat e këtyre katër ambasadorëve kanë “përfunduar”.

Disa orë para marrjes së vendimit, ambasadori i Nigerit në SHBA, Kiari Liman-Tinguiri, i ka thënë agjencisë së lajmeve AFP se ushtria “duhet të reflektojë” dhe “ta kuptojë se kjo aferë nuk do të ketë sukses”.

Nigeri është prodhues i madh i uraniumit, produktit jetik për centralet bërthamore dhe gjendet në territor kyç të migrimit mes Afrikës Veriore dhe Mesdheut.

Në thirrjen e tij, Bazoumi ka paralajmëruar se lidhja e liderëve të puçit me grupin mercenar rus Wagner, i cili operon në shumë vende tjera të rajonit, shihet si shtrirje e ndikimit të dëmshëm në Niger.

“I gjithë rajoni qendror i Sahelit mund të bjerë nën ndikimin rus, përmes grupit Wagner, terrori brutal i të cilit është shpërfaqur plotësisht në Ukrainë”.

Së fundi, shumë mbështetës të puçit në Niger janë dëgjuar duke bërë thirrje pro-Rusisë dhe kanë qenë të veshur me ngjyra të flamurit rus.

Puçi është dënuar në nivel ndërkombëtar, përfshirë SHBA-në, Bashkimin Evropian dhe Francën që dikur e ka pasur Nigerin koloni.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026