Vrasja e kandidatit për president, kush është krimineli famëkeq që e kërcënonte

14 Gusht 2023 | 13:50

Forcat e sigurisë në Ekuador transferuan të shtunën në një burg të sigurisë së lartë liderin e një prej bandave më të fuqishme në vend, i akuzuar për kërcënimet ndaj kandidatit për president, i cili u ekzekutua më 9 gusht.

Rreth 4 mijë oficerë të armatosur hynë në burgun tetë në Guajakili në jug të Ekuadorit, ku kryetari i grupit kriminal Los Çonerros, mbahet që prej vitit 2011. Pamjet tregojnë Hose Adolfo Masias, i njohur si “Fito”, teksa shoqërohet nga një grup i madh efektivësh, në masa të rrepta sigurie.

Ekuadori ndodhet në gjendje emergjence që pas vrasjes së Fernando Viavisensio gazetarit të kthyer në politikan dhe që synonte presidencën e vendit.

Një javë përpara se të ekzekutohej në kryeqytetin Kuito, 59 vjeçari kishte denoncuar se ishte kërcënuar nga Fito.

Ekuadori do të zgjedhë më 20 gusht kreun e shtetit, ndërkohë që partia e Viavisensios ka njoftuar se në garë do të hyjë bashkëpunëtori i tij i ngushtë, Andrea Gonzalez.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026

Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet

Të paktën 25 persona, përfshirë 12 oficerë policie, u plagosën gjatë përleshjeve midis studentëve dhe forcave të sigurisë në një protestë kundër politikave të kursimit...
08:27 | 04/06/2026

Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka bërë thirrje për një zgjerim eksponencial të arsenalit bërthamor të vendit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve...
08:22 | 04/06/2026