Beleri reagon nga burgu: Jam i fortë, në fund fiton drejtësia
Ndërkohë që në Himarë po Zhvillohet protestë ku kërkohet lirimi i këtij të fundit nga paraburgimi dhe lejimi i kryebashkiakut të zgjedhur për të bërë betimin e tij, ky i fundit ka reaguar nga burgu për mediat greke.
Ai ka thënë se është i fortë, i vendosur dhe shprehet se ndonjëherë drejtësia ndonjëherë vonon, por në fund fiton.
“Jam shumë mirë, jam i fortë, po pres. kanë kaluar tre muaj, por unë jam i vendosur të qëndroj këtu, deri sa të jetë nevoja, deri sa unë të betohem si kryetar i bashkisë dhe të shkoj atje ku populli i Himarës ka vendosur.
Dua t’ju them të gjithëve që të jenë të fortë, të presin dhe të kenë besim te Zoti. Drejtësia mund të vonojë, disa herë ajo vjen më shpejt, disa herë më ngadalë, por gjithsesi në fund drejtësia fiton”, kështu ka thënë kryebashkiaku i Himarës për mediat greke.
Gjithashtu ai ka ngritur akuza edhe ndaj kreyministrit Rama.
“Arsyeja e vetme që jam këtu është rrëmbimi i pronave për llogari të investitorëve strategjikë që janë kryesisht miq të qeverisë dhe kryeministrit,” shtoi Beleri.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta