“Me paratë do bëja shtëpinë”- Lirohet personi që u kap me 100 mijë £ të padeklaruara

15 Gusht 2023 | 15:29

“Detyrim paraqitje” ka vendosur gjykata e Durrësit për Diafet Palushin, i cili tentoi të fuste në Shqipëri 100 460 paund të padeklaruara.

Në seancën gjyqësore të mbajtur ditën e djeshme, 30-vjeçari ka deklaruar se kartmonedhat e valutës së huaj  i ka fituar nga puna që ka kryer prej disa vitesh në emigrim në Angli.

Ndër të tjera ai ka thënë, se shumën prej 100.000 paundësh e kishte marrë për të investuar në shtëpinë e tij.

Pasi ka dëgjuar këtë pretendim dhe nisur prej faktit se paratë iu gjetën në portofolin e dorës, trupa gjykuese vendosi masë shtrënguese atë të “detyrim paraqitje”.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026