Talibanët festojnë dyvjetorin e kthimit në pushtet në Afganistan
Talibanët kanë shënuar përvjetorin e dytë të kthimit në pushtet në Afganistan, duke festuar në Kabul, prej ku kanë pretenduar se e kanë kthyer sigurinë në gjithë shtetin sipas sistemit islamik.
Teksa forcat e huaja, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara janë përgatitur për t’u tërhequr nga Afganistani, talibanët kanë hyrë në kryeqytetin afgan më 15 gusht 2021, veprim që ka rezultuar me shpërbërje të ushtrisë afgane dhe ikje të presidentit të atëhershem Ashraf Ghani nga shteti.
“Në përvjetorin e dytë të marrjes së Kabulit, ne dëshirojmë të përgëzojnë kombin tonë muxhahid të Afganistanit dhe kërkojmë të falënderoni Allahun për këtë fitore të madhe”, ka thënë zëdhënësi i talibanëve Zabihullah Mujahid, përmes një deklarate.
Ai ka pretenduar se Afganistani është duke e shijuar paqen që nuk është përjetuar me dekada, mirëpo Kombet e Bashkuara kanë thënë se kanë regjistruar dhjetëra sulme ndaj civilëve disa besohet se janë kryer nga rivalët e talibanëve brenda shtetit.
Për shumë gra, të cilat kanë gëzuar shumë liri përgjatë dy dekadave të prezencës së forcave perëndimore në këtë shtet, kthimi i talibanëve në pushtet ka qenë goditje e madhe.
“Janë bërë dy vjet prej kur talibanët janë kthyer në Afganistan. Dy vjet prej kur është përmbysur jeta e grave dhe vajzave, të drejtat e dhe e ardhmja e tyre”, ka thënë Amina Mohammed, zëvendës-sekretare e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, përmes një deklarate.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta