“Rrugë e re” për në Britaninë e Madhe, kontrabandistët zbulojnë itinerarin e ri
Masat e marra nga autoritetet franceze dhe ato britanike për frenimin e emigracionit të paligjshëm nga Shqipëria drejt Britanisë së Madhe nuk e kanë ulur veprimtarinë e grupeve kriminale që organizonin kalimet e paligjshme të shqiptarëve.
Përkundrazi, forcimi i kontrollit në kanalin e La Manshit, ka bërë që kontrabandistët të gjejnë rrugë të tjera alternativa me destinacionin final Britaninë e Madhe.
Gazeta britanike “The Telegraph”, shkruan se itinerari i ri nis nga Spanja dhe përfundon në Portsmouth ku trafikantët marrin 14 mijë paund për person, 3 fishi I pagesës që merrnin kur rri rrugë kalimi përdorej kanali i La Manshit.
Të interesuarit informohen kryesisht përmes rrjeteve sociale përfshirë tik-tok*-un, duke I njohur me imazhe kamionësh, tragetesh dhe të kryeqytetit britanik, duke përfshirë edhe Syrin e Londrës.
Për rritje të numrit të emigrantëve të paligjshëm që tentojnë të hyjnë në MB nëpërmjet Portsmouth dhe Poole ka raportuar edhe mbikëqyrësi i kufijve dhe imigracionit në Mbretërinë e Bashkuar.
Në 5 muajt e parë të këtij viti numri i shqiptarëve që kalonin ilegalisht kufirin u ul ndjeshëm, kjo për shkak edhe të një marrëveshje të firmosur mes qeverisë britanike dhe asaj shqiptare për kthimin e emigrantëve ilegal.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta