Turistët amerikanë kalojnë natën të ngecur në kullën Eifel, ishin të dehur
Dy turistë amerikanë janë gjetur duke fjetur brenda Kullës Eifel sipas prokurorëve, ata kanë ngecur në kullë, pasi ishin në gjendje të dehur. Dy burrat u gjetën nga rojet e sigurisë në një zonë e cila normalisht është e mbyllur për publikun midis nivelit të dytë dhe të tretë të kullës.
Burrat “duket se kanë ngecur për shkak të faktit se ishin të dehur”, thanë prokurorët e Parisit për agjencinë e lajmeve AFP.
Një njësi e specializuar zjarrfikëse për shpëtimin e njerëzve nga lartësitë u dërgua për të gjetur 2 personat. Orari i zakonshëm i hapjes 09:00 u vonua për shkak të zbulimit të tyre në gjendje të dehur.
Ata nuk përbënin asnjë kërcënim, tha Sete, operatori publik i Kullës Eiffel.
Të dy u morën në pyetje nga policia në Paris, ndërsa Sete tha se do të bënte një kallëzim penal.
Kjo ngjarje vjen pasi dy lajmet për bombë në kullë detyruan që monumenti të evakuohej dy herë në të njëjtën ditë.
Sipas BBC, Policia franceze ka nisur një hetim pas kërcënimeve të rreme me bombë janë bërë përmes postimeve në një faqe lojrash dhe një platforme për kontakte online mes qytetarëve dhe policisë.
Kulla Eifel, e cila u ndërtua në vitet 1880 dhe qëndron në 300m, ajo tërhoqi 5.8 milionë vizitorë vitin e kaluar.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës