Soros shkurton fondet në BE, reagon shoqata e LGBTQ në Hungari
Fondacionet e Shoqërisë së Hapur të George Soros po largohen pothuajse tërësisht nga Bashkimi Europian.
Ata po shkurtojnë buxhetin e tyre evropian për faktin se Bashkimi Evropian dhe vetë vendet anëtare shpenzojnë shumë para për problemet sociale si të drejtat e njeriut, lirinë dhe diversitetin social.
Bordi i fondacionit të premten e kaluar u ka dërguar një letër organizatave përfituese për vendimin e tyre – njofton zyra hungareze e Radios Evropa e Lirë. Zëdhënësi i Shoqatës Hungareze LGBTQ thotë për gazetarin e Euronews në Hungari se arsyeja zyrtare e këtij ndryshimi nuk është e qartë për të.
“Për mua, argumentimi është pak kontradiktor. Është një gjë që Bashkimi Evropian të ketë deklarata të ndryshme, është një çështje tjetër se si zbatohen ato. Ata i referohen veprimeve të qeverive, mirëpo qeveria hungareze nuk bën shumë për njerëzit LGBTQ, në fakt është kundër tyre.
Por për sa i përket vetë demokracisë, jo vetëm në Hungari, por edhe në vendet e tjera anëtare të BE-së, ajo nuk është në gjendjen më të mirë”- tha Peter Hanzli, zëdhënësi i Shoqatës Hungareze LGBTQ.
Burimet e fondacionit të shoqërisë së hapur që janë ndarë në BE, do të shpenzohen në pjesë të tjera të botës nga viti i ardhshëm.
Koha e këtij ndryshimi nuk është ende e qartë dhe nuk ka informacion për të ardhmen e fondeve të fondacionit në ato vende të BE-së, ku qeveria nuk i kushton shumë vëmendje dhe para ndërtimit të një shoqërie të hapur.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës